MENU
klinika

Ikona 66-vjeçare

Pyetja që e bëri Steven Seagal të braktisë intervistën…

05.10.2018 - 13:14

Menjëherë sa i është bërë pyetja për përdhunimet, aktori i njohur Steven Seagal ka ndërprerë ka ndërprerë intervistën në BBC.

Ikona 66-vjeçare po fliste me Kirsty Wark në një prej emisioneve para se ajo të fillonte të pyeste për iniciativën #MeToo kundër përdhunimeve dhe kjo ndikoi shumë te Seagal. “Keni qenë i akuzuar për përdhunim seksual. Ke një aktakuzë për përdhunim dhe a e ke menduar si do të merresh me të”, ishte pyetja e Wark.

Aktori i filmit “Out for Justice” e largoi nga veshi mikrofonin e tij dhe filloi të largohej nga seti i studios, me Wark që rikujtonte shikuesit se Seagal ka mohua të gjitha akuzat kundër tij.

Steven Seagal është një prej shumë emrave që është kritikuar e kryqëzuar për përdhunim seksual.

Seagal, po ashtu, ishte akuzuar për sjellje të keqe seksuale me aktoren Jenny McCarthy, Julianna Marguiles dhe Portia de Rossi.