MENU
klinika

Investimi në Agroturizëm

Rama: Aeroporti në Kukës ndihmon projektin “100 fshatrat”

31.10.2018 - 12:32

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Shishtavec të Kukësit për programin “100 fshatrat”. Ai e vuri theksin sërish tek investimi në agroturizëm. 

Kreu i qeverisë tha se me aeroportin e ri të Kukësit, në këtë qytet do të lëvizin 300 mijë udhëtarë në vit dhe për këtë duhen ndërtuar krijuar projekte që i mbajnë udhëtarët në Kukës.

Aeroporti do lëvizë 300 mijë udhëtarë në vit, e imagjinoni ç’do të thotë që 300 mijë vetë të lëvizin përmes Kukësit. I imagjinoni 300 mijë kafe më shumë në Kukës, për të thënë që aeroporti sjell rritje të konsumit, rritje të investimeve, dhe ajo që është më e rëndësishmja është që aeroporti e bën shumë herë më të mundur që projektet të kthehen këtu nga ëndërr në realitet.  

Mjafton të mendojmë që ato njerëz që do donin të vinin në një resort skish të fluturonin për në Prishtinë e Tiranë e të merrnin rrugën për këtu.

Çdo destinacion që i kalon 60 minutat nga aeroporti fillon e vështirësohet. Ata që bëjnë turizëm nuk preferojnë të udhëtojnë gjatë nga aeroporti në destinacion. Projektet e mira sjellin transformime të mëdha në zonë për të gjithë Kukësin dhe për të gjithë ekonominë tonë.

Dua të nënvizoj se Shishtaveci është pjesë e programit të 100 fshtarave, dhe agroturizmi, pra transformimi i shtëpive në bujtina, është mundësi ideale për të investuar të ardhurat dhe për të fituar më shumë para se sa fitohet në emigracion.

Ne do ta stimulojmë shumë. Unë i ftoj të gjithë ta shohin këtë mundësi për më tepër duke pasur parasysh se ne i kemi ulur në maksimum taksat për agroturizmin,” tha Rama.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit