MENU
klinika

Çështja "Babalja"

Rama: Aktori nuk mori eurot e premtuara, tradhëtoi Bashën

08.10.2018 - 10:55

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka realizuar një mbledhje ditën e sotme teksa diskutohen çështje të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përmendi ato tëcilët ai i quan “shpifje e baltë” nga ana e opozitës për lidhjet e qeverisë me krimin.

Teksa përmendte shifrat vjetore për vrasjet dhe sekuestrimet e pasurive të bëra nga krimi në vend, Rama tha:

“Si askush më parë po akuzohemi për krime.”

edi-rama-konica.al
edi-rama-konica.al

Kryeministri nuk la pa përmendur dhe audiopërgjimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku tha se:

“Audiopërgjimi doli jo vetëm i rremë, por dhe se aktori është paguar nga opozita”.

“PD bën filmat që dihen, opinioni publik u mor peng dhe u dhunua pa pushim.

Në atë audiopërgjim vëllai i ministrit është një aktor, më saktë një mjeran që ka pranuar rolin në këmbim të parave.

Sot për fatin shumë të keq të Bashës, nuk janë vetëm analizat shkencore që nxjerrin audiopërgjimin të fabrikuar, por është dhe vetë aktori, që i ka dalë për zot zërit të vet.

Ky që kërkon Vetting për thashetheme, e ka tradhtuar regjisorin se nuk i marrë eurot e premtuar për rolin njësoj si Babalja. Babalja nuk ra nga qielli,”

“Akuzuesit janë ata që nuk bënë asgjë, as kundër kanabisit, as kundër krimit.

Nuk u morën kurrë me to se Lazarati ishte normalitet shtetëror, pjesa tjetër nuk ekzistonte, ndërsa krimi ishte thjeshtë pjesë e lajmeve.

Kur u morëm seriozisht me kanabisin, plasi një zhurmë e ububushme a thua se i dëgjohej për herë të parë emri një droge që kishte ekizstuar prej 25 vitesh.

Shqipëria e 97 vrasjeve në vitin 2012 duket sikur nuk ka ekzistuar, ndërsa sot që vrasjet janë përgjysmuar s’ka pikë rëndësie.

Shqipëria që gjetëm e kishte mbi 80 mesataren e vrasjeve në vit, sot e ka nën 50. Vitin e kaluar janë vrarë 9 persona. Thuaj sa të duash që në 4 vitet e fundit të tyre kanë qenë 15 vrasje në vit, ndërsa në 4 vitet tona ka qenë 9.

Sa më shumë përshkallëzohet lufta frontale e policisë me krimin, aq më shumë përshkallëzohet kjo baltë shpifjesh.

Nga viti 2014, janë sekuestruar 5 fishi i asetete pasurore të vendosur nga krimi i atyre që kanë sekuestruar ata.

Ne në 11 muajt e fundit kemi sekuestruar 16 mln asete të krimit të organizuar, e qenkemi të lidhur me krimin.

Këtë periudhë është marrë ofensiva më e madhe e baltës ndaj ministrave dhe deputetëve, veten s’po e përmend se i bie të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit.

Monstruoze janë shpifjet ndaj ministrave,” tha më tej Rama.

Lidhur me shpifjet Rama ka përsëritur sërish duke thënë se Partia Demokratike dhe opozita nuk ka asnjë ide apo projekt dhe sipas tij, ata vijojnë të shpifin nga fillimi i ditës deri në fund.

“Zënia mes dy të rinjve paska qenë një histori, e cila është përdorur për qëllime politike.

Kjo lehje do t’u mbetet atyre. Pashë sot, në zyrën e Gramozit një palocarcaf, të cilët kërkonin përjashtimin e Taulant Ballës nga Komisoni i Stabilizim Asociimit”, tha fillimisht Rama.

Lidhur me prezencën e pretenduar të Taulant Ballës në Komisariatin e Krujës, Rama deklaroi se në të gjitha materialet e filmuara në Komisariatin e Fushë-Krujës, nëse rezulton të jetë Taulant Balla, Rama tha se do të jetë ai i pari që do të kërkojë shkarkimin e tij.

“E dashur Klajda qetësohu, Taulanti është ai që bashkëpunoje kur ishte kreun i delegacionit.

Materialet filmike të komisariatit tashmë janë në prokurori. Ti mund t’i drejtohesh policisë për t’i parë ato filmime.

Nëse do të gjesh Taulant Ballën, apo edhe heroin që i ka vënë pistoletën në kokë.

Unë do të votoj bashkë me ty për përjashtim e tij. Por nëse ndodh e kundërta, ti do të duhej të shkruash një letër ku t’i kërkosh falje.

Lehje sa ngrihen e deri kur ngriset, dali ku të dali motra. Skanë asnjë projekt, ide, me vota nuk na mundin dot.

Kjo është opozita. Ne na marrin me gurë që, po pushtetin Lulzimit nuk ia japin kurrë”,