MENU
klinika

Debatet në distancë

Rama i përgjigjet Bashës: Lëri trimëritë me gogolë

08.10.2018 - 16:26

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje në distancë kryetarit të PD-së Lulzim Basha lidhur me çështjen ‘Xhisiela’. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama ironizon Bashën që ky i fundit t’i lërë reagimet trimërore.

Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat?Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artist?Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari?Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë?”, shkruan Rama.

Më heret, në prezantimin e platformës për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi, Basha akuzoi Prokurorinë se po mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet sipas tij mbështetja e politikës nga krimi dhe se krimi është një nga shtyllat kryesore të PS-së.

Basha ka përmendur disa emra, ndërsa tha se ka regjistrime të bisedave telefonike të të Dakos me grupe, të Manjës me grupe kriminale, të Gjiknurit me grupe kriminale dhe mes Ramës dhe kriminelëve më fatkeqë të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN