MENU
klinika

Projekti pilot

Rama merr vendimin: S’ka më drogë në shkolla

09.10.2018 - 12:02

Kryeministri i vendit Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp ku tha se programi pilot për vendosjen e oficerëve në shkollë do të vihet në jetë.

Pas prezantimit të këtij projekti pilot kohë më parë, tani kreu i qeverisë tha se zbatimi i programit do të shtrihet në 150 shkolla, me oficerë të trajnuar posaçërisht për këtë punë.

Sipas Ramës, oficeri nuk do të ketë rolin e policit, por të kujdestarit, vëzhguesit dhe ndërmjetësit me trinomit nxënës-mësues-prind.

Ai tha se problematikat kryesore janë përdorimi i drogërave në ambientet e shkollës, duhani apo dhe lënia e orëve.

Sot kemi vendosur të nisim zbatimin e programit për oficerët e policisë në shkollat e vendit. Ky program u pilotua me rezultate të kënaqshme nga komuniteti i prindërve, mësuesve dhe Policisë së Shtetit. Tani do të shtrihet në 150 shkolla, për oficerë policie të trajnuar enkas për këtë program.

Progam që sikundër na e ka dëshmuar projekti pilot siguron rritje të ndërveprimit mes shkollës, familjes dhe policisë së shtetit, në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike por dhe në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës apo bulizmit në funksion të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga duhani apo lënia e orëve. Janë problematika që çdo prind, çdo shkollë është e interesuar.

Sigurohet një hallkë e munguar, se oficeri nuk është polic, por ështën ndërmjetës, kujdestar, vëzhgues i posaçëm me trajnim shumë specifik. Ajo që kemi parë në këto 15 shkolla të projektit pilot jo vetëm do konfirmohet por do japë një bazë të re sigurie dhe rregulli në shkolla.

Ministri i Brendshëm i Austrisë shprehu dëshirën që të ketë një bashkëpunim për këtë program. Problemet në shkolla sidomos në gjimnaze janë probleme që nuk janë vetëm shqiptare por i hasin të gjitha vendet.
Dhe vendet e pasura hasin gjithnjë e më shumë në shkollë problemin e drogërave të forta. Jemi duke punuar për të zbatuar dhe vendimin e heqjes përfundimtare të celularëve nga shkolla, për nxënësit dhe mësuesit,” tha Rama.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës