30.10.2018 - 14:36
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me Partinë Demokratike.
Në një status në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se Departamenti Antishpifje ka kryer 23 padi ndaj teje.
Pas deklaratave të liderit të opozitës, Lulzim Basha pak më herët, Rama me ironi shkruan se “konferencë shtypi me diare intensive”.
Statusi i Ramës
Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë? E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort