MENU
klinika

Rikthehet Stallone

“Rambo 5”, zbulohen detaje dhe një tjetër aktore

09.10.2018 - 12:39

Ylli i filmave aksion Sylvester Stallone po përgatitet për t’u rikthyer në rolin e John Rambo në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë lajm rreth aktorëve të tjerë përkrahë tij. Por së fundmi raportohet se aktorja Paz Vega ka nënshkruar për një rol kryesor dhe bëhet anëtarja e dytë e këtij kasti.

Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale.

Stërvitja ekstreme e Stallone-s për “Rambo 5”

Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza e tij do të jetë një nga të rrëmbyerat në historinë e re.