MENU
klinika

Kandidati shqiptar në Strasburg

Reagon PD: Propozimet pa veting, procedura jo-transparente

08.10.2018 - 20:22

Për deputetin demokrat Tritan Shehu, procedura e përzgjedhjes së kandidatit për gjyqtar në Strasburg nga qeveria shqiptare, ka qenë pa asnjë transparencë.

Shqetësim ky, që ai e ka ngritur edhe gjatë fjalës së tij në asamblenë e grupit parlamentar të PPE. “Akoma me keq propozimet janë dërguar pa ju nënshtruar ‘Vetingut’”, shton ai në një reagim.

Mbas nje komunikimi disa mujor tonin me strukturat e nivelet e ndryshme, te Keshillit te Europes, ne lidhje me ”propozimin” e kandidaturave te derguar nga Qeveria Shqiptare per gjykaten prane tij, sot kjo ceshtje u diskutua edhe ne grupin parlamentar te PPE. Në ato komunikime të mëparshme, Kryetari Basha ka denoncuar disa here faktin se procesi i perzgjedhjes se tyre ne Shqiperi eshte bere larg rregullave te nevojeshme e principeve demokratike, duke qene ne vazhden e kapjes se drejtësisë nga Rama. Sot une i ringrita keto shqetesime ne grupin e PPE te asaj Asambleje”, shkruan deputeti demokrat në një postim në Facebook.

 

Theksova se e gjithe procedura e perzgjedhjes eshte realizuar e mbyllur, pa asnje transparence, pa u marre mendimi i Kuvendit e opozites, pa asnje konsultim me organizmat e gjera te sistemit tone te drejtesise, te specialisteve, te forumeve te tyre, etj. Akoma me keq keto propozime jane derguar pa ju nenshtruar “ Vetingut”, gje kjo e domosdoshme per gjykatesit, prokuroret edhe per policet shqiptare, si dhe e para deklaruar nga Qeveria shqiptare edhe per kete perzgjedhje. Pra ne te gjithe ate proces “perzgjedhje” eshte implementuar nje praktike jo korrekte, e fshehte, shume larg standarteve te domosdoshem dhe e dyfishte ne krahasim me ate cfare kerkohet se paku formalisht, per te tjeret ne vend”, shton ai.

Rilindja keshtu, sic po tenton te kape drejtesine tone ne Shqiperi, po perpiqet qe me po ato instrumenta te “erreta” te penetroje ilegalisht edhe ne strukturat e tilla jashte vendit, gje kjo tejet e rrezikeshme. Pa asnje lekundje ky fenomen primitiv, komprometues e shkaterrues, duhet ndaluar sa nuk eshte vone”, e mbyll reagimin e tij deputeti demokrat.