MENU
klinika

Nga The Economist

Referendumi i Maqedonisë dështoi?

03.10.2018 - 11:23

Referendumi për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të gjatë midis Greqisë dhe Maqedonisë. është konsideruar si votimi më i rëndësishëm në historinë e kohëve të fundit në rajon.

Por votuesit i kanë hapur derën paqëndrueshmërive dhe pasigurive.

Më 30 shtator votuesit maqedonas hodhën votuan për marrëveshjen duke votuar nëse dëshironin të bashkoheshin me NATO dhe BE, duke pranuar ndryshimin e emrit? Referendumi nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, por 50% e votuesve ishte i nevojshëm për ta shpallur të vlefshëm rezultatin.

Me 98,6% të votave të numëruara, 91,5% kishin votuar në favor të propozimit; por vetëm 36.9% e elektoratit kishin votuar.

Nga 1.8 milion njerëz në listat e votimit, vetëm 1.4 milion besohet të jenë në vend. Megjithatë, është e qartë se një fushatë në internet arriti të bindë shumë njerëz që të mos votonin.

kolana e librave

Ndërkohë që rezultatet e votimit u bënë publike, zyrtarët perëndimorë, përfshirë Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, nxituan për të uruar qeverinë maqedonase.

Qeveria greke gjithashtu deklaroi se pavarësisht nga gjithçka, ajo shpresonte që marrëveshja të ruhej.

Gjorge Ivanov, presidenti nacionalist i Maqedonisë, i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 27 shtator se pranimi i marrëveshjes ishte “një shtrëngim”, me të cilin vendit të tij iu kërkua të bënte “vetëvrasje”. Është e padrejtë, argumentojnë kundërshtarët e marrëveshjes, se Maqedonia duhet ta ndryshojë emrin e saj thjesht për shkak se një vend tjetër e kërkon këtë.

Hristijan Mickoski, kreu i VMRO-DPMNE, partia kryesore e opozitës në Maqedoni, tha se marrëveshja nuk kishte arritur të merrte dritë jeshile nga votuesit. Tani, thotë Veton Latifi, një analist politik, “fillon beteja e vërtetë” dhe kjo do të jetë brenda parlamentit dhe jashtë tij.