MENU
klinika

Rreziku i zgjedhjeve të parakohshme

Referendumi/ Zaev kërkon bisedime me opozitën

01.10.2018 - 19:02

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev vlerëson se qytetarët me votën e tyre në referendumin e së dielës për Marrëveshjen për emrin me Greqinë, kanë dhënë porosi të qartë se në cilin drejtim do të shkojë Maqedonia.

Zaev e ka cilësuar referendumin të suksesshëm, ndonëse nuk u kalua pragu i daljes prej 50 për qind.

Ai tha se nga nesër fillojnë bisedimet me opozitën për të kaluar ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dhe në ditët në vijim do të dihet se a ka mundësi që kjo marrëveshje të arrihet.

Kryeministri i Maqedonisë tha po ashtu se nëse dështojnë bisedimet, alternativë e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin në nëntor të këtij viti.

Zgjedhjet do të ndryshojnë gjendjet në të mirë në funksion të numrit të deputetëve për votimin e ndryshimeve kushtetuese”, tha Zaev, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese që duhet të miratojnë deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, me qëllim që të ndryshohet emri i shtetit nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, në Maqedoninë Veriore.

Ndërkaq, lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski tha se në referendum qytetarët treguan se nuk e përkrahin Marrëveshjen me Greqinë. Mickovski konsideron se qeveria e Zoran Zaevit u delegjitimua, ndaj kërkon largimin e tij.

Nga ata që kanë dalë në votime, 609 mijë e 813, përkatësisht 91.46 për qind kanë votuar “për”, kurse 37 mijë e 700, përkatësisht 5.65 për qind kanë votuar “kundër”.

Rreth 1.8 milion qytetarë të Maqedonisë me të drejtë vote ishin ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN