MENU
klinika

“Do kthehem shpejt”

Reperi shqiptar përfundon në spital

26.10.2018 - 22:12

Një nga reperët më të njohur në Shqipëri, Cozman, i cili së fundmi duket se ka përfunduar në spital. Gjendja shëndetësore e këngëtarit nuk ka qenë e mirë dhe ai ka përfunduar në duart e mjekëve.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur reperi me anë të një fotoje që ka publikuar në rrjetet sociale.

“Do kthehem shpejt,”- shkruan reperi emri i të vërtetë i të cilit është Ylber Abdullahu. Këngëtari nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, por duhet marrë parasysh se tetor-nëntori është një periudhë gripi.

Cozman, kohët e fundit, i ka munguar disa fansave të tij, duke mos publikuar ndonjë projekt të ri. Megjithatë, disa nga këngët e tij janë hite dhe fansat me siguri janë në ankth për shëndetin e reperit, si edhe në pritje të projektit të ri të tij muzikor.