MENU
klinika

Ndryshime nga 2019

Revolucion i Formula 1 për “pole position”

02.10.2018 - 15:27

Vitin e ardhshëm pritet revolucion sa i përket provave zyrtare në Formula 1. Departamenti menaxherial i Formula 1 po mendon të aplikojë një sistem të ri kualifikimi të makinave gjatë provave zyrtare (ditën e shtunë), duke nisur nga viti 2019.

Sipas “Autosport”, në mbledhjen e fundit të bordit strategjik është diskutuar një format i ri, me 4 sesione provash zyrtare, ku në çdo sesion do të eliminohen 4 makina. Pra, në sesionin e katërt dhe të fundit, do të qëndronin në pistë për “pole position” vetëm 8 makina dhe jo 10 siç ndodh aktualisht.

Sipas FIA-s, ky sistem i ri u pëlqen fansave të këtij sporti dhe do të ndërlikonte jo pak kualifikimin e pilotëve dhe mbi të gjitha do të rriste spektaklin në pistë. Ky është një propozim i hedhur në diskutim nga vetë pronarët e rinj të Formula 1, që duan ta aplikojnë që nga viti i ardhshëm.

lewis hamilton mercedes
lewis hamilton mercedes

Ne kemi ‘hetuar’ mes fansave dhe i kemi pyetur dhe ata na kanë dhënë këtë sugjerim. Një zgjidhje që do t’i kënaqte ata, pasi do të kishte më shumë spektakël në pistë. Gjithsesi, një ndryshim nuk është një gabim, pasi sjell një frymë të re edhe pse në fund do të jetë bordi drejtues ai që do të marrë vendimin përfundimtar”, tha Charlie Whiting, drejtori i garave të Formula 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN