MENU
klinika

Kapiteni i kuqezinjve

Rezultati që dëshiron nesër Mërgim Mavraj…

13.10.2018 - 19:59

Përkrah trajnerit Christian Panucci, në konferencën për mediat, kapiteni i zgjedhur i kuqezinjve, Mërgim Mavraj, ka folur në prag të sfidës në transfertë ndaj Izraelit, e vlefshme për takimin e tretë të grupeve për Ligën e Kombeve.

Në një linjë me teknikun italian të kuqezinjve, edhe kapiteni Mavraj mendon se Shqipëria vjen me moral dhe vetëbesim të lartë në këtë sfidë, por ndryshe nga Panucci që mendon vetëm të ndalë vendasit, mbrojtësi veteran beson te një fitore minimale.

“Besoj se jam gati për të luajtur dhe jo vetëm, por për të kontribuar për skuadrën. Izraeli ka ndryshuar shumë nga ndeshja e një viti e gjysmë më parë, nga ajo e para pak kohësh e luajtur në Shqipëri.

mergim mavraj

Normalisht janë më të fortë dhe vijnë me një moral mjaft të madh sidomos pas fitores ndaj Skocisë. Gjithsesi, ne vijmë me vetëbesim të lartë dhe mendoj se mund ta fitojmë edhe këtë ndeshje.

1-0 do të ishte shumë mirë, me zero do të ishte shumë mirë. Ne jemi shqiptarë dhe vetëbesimin e kemi nga natyra jonë. Stërvitja që kemi bërë na mjafton”, – deklaroi ndër të tjera kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debutoi në derbin e Selanikut

Grekët për Mavrajn: Nga tradhëtar, në hero