MENU
klinika

Bundesliga, java 8

Rikthehet Bayern, Dortmund fiton thellë

20.10.2018 - 17:24

Bayern Munchen ka vuajtur disi në mesin e pjesës së dytë për të siguruar fitoren e kthesës, por ato që vlejnë janë pikët dhe bavazarezët kanë fituar 3-1 në fushën e Wolfsburg, ku Lewandowski është rikthyer me një dopietë, ndërsa Robben është ndëshkuar me karton të kuq.

Sulmuesi polak i Bayern ka gjetur golin e avantazhit kur po regjistrohej minuta e 30-të, duke çliruar të tijtë. Kaq për pjesën e parë. Në të dytën, sapo fillon, sërish Lewandowski realizon për miqtë dhe duke se gjithcka u zgjidh.

Robben komplikon në minutën e 57-të, teksa merr kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja. Dhe nga kjo situatë përfitojnë vendasit, të cilët ngushtojnë më pas me Weghorst. Gjithsesi, ndonëse me 10 vetë, Rodriguez ka shënuar golin e sigurisë në minutën e 72-të. Bayern rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh dhe ngjitet i dyti.

Dortmund nuk njeh limite, duke vijuar me fitoret bindëse dhe të thella. Sot verdhezinjtë kanë fituar 4-0 në fushën e Stuttgart, duke surprizuar vendasit për nga shifrat. Fitorja është vulosur që në pjesën e parë, kur Sancho, Reus dhe Paco kanë sigluar 3-0. Në pjesën e dytë vulos Philipp 0-4 dhe Dortmund mban kreun.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN