Rita Ora deri më tani ka ditur si të tërheq vëmendjen e mbarë botës duke u lakuar vazhdimisht në media jo vetëm për këngët e saj, por dhe për çdo lëvizje tjetër. Këtë herë Rita ka pozuar në një revistë shumë të njohur në Lindjen e Mesme. Ajo çka përbën lajm është fakti që deri më tani në këtë revistë, ‘Esquire’, kanë pozuar vetëm meshkuj dhe këngëtarja shqiptare është e para femër që pozon për kopertinën e kësaj reviste. Rita shfaqet shumë joshëse veshur me një fustan të zi me dekolte.
Lindja e Mesme e ka ulur imazhin e femrës deri më tani dhe mund të themi që kjo përzgjedhje për kopertinë është një hap para drejt emancipimit të këtij vendi.
“Më pëlqen të jem në harmoni me trupin tim dhe të qenurit seksi nuk më duket si një formë mosrespektimi ndaj njerëzve të tjerë ose edukimit tim. Është një formë e lirisë së shprehjes. Mua më duket shumë fuqizuese. Ju e dini që edhe meshkujt publikojnë fotografi të trupit të tyre në ‘Instagram’ dhe askush nuk i kushton aq shumë vëmendje”, është shprehur këngëtarja gjatë intervistës.
Ajo ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë meshkujt, duke i kërkuar që të japin mbështetjen e tyre për lëvizjen ‘metoo’, për përkrahjen e femrave të prekura nga abuzimi seksual.
Jo vetëm të thyejë tabu, por Rita di të jap mesazhe shumë të vlefshme për të gjithë shoqërinë.