MENU
klinika

Dedikim për motrën

Rita publikon foto të rralla nga fëmijëria

20.10.2018 - 14:15

Elena Ora është motra dhe menaxherja e këngëtares Rita Ora, e cila ditën e sotme feston ditëlindjen e saj.

Në një ditë kaq të veçantë për motrën e saj, këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Rita Ora i bëri një dedikim mjaft të veçantë Elenës, duke publikuar foto të rralla nga fëmijëria e tyre.

Fotografitë në fjalë tregojnë dëshirën e dy motrave për t’u bërë pjesë e aktiviteteve muzikore që kur ishin të vogla. Disa nga imazhet në fjalë janë realizuar edhe në Kosovë.

Shoqja ime më e mirë, shoqëruesja ime, partnerja ime, partnerja ime në biznes, mendja ime dhe sigurisht motra ime! Kjo është një e madhja. Jam kaq krenare me ty. Urime ditëlindjen Elena Ora, ti legjendë absolute. Tani le të bëhemi rrëmujë sonte”, ka shkruar Rita në Instagram.


Ndërkohë pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e Ritës nuk kanë munguar.