MENU
klinika

Serie A, java 8

Roma bën “detyrën” në Empoli

06.10.2018 - 22:30

Roma e ka rimarrë veten në kampionat dhe tashmë po ecën në “shinat” e duhura, sidomos pas fitores së sotme 2-0 në fushën e Empolit. Verdhekuqtë kanë bërë detyrën pas fitores në derbi dhe me të drejtë mund të pretendojnë një vend të dytë.

Pas një starti të ngadaltë, pa shumë mundësi shënimi nga të dyja anët, ishte N’Zonzi ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të vështirë me kokë nga brenda zonës. Gjithsesi, pas pushimit Roma nuk bind, duke i lejuar shumë hapësira vendasve që luajnë një lojë agresive në kërkim të golit të barazimit.

Dhe mundësia më e mirë erdhi në minutën 58’ kur arbitri akordoi një penallti pas VAR-it. Por Caputo bën një goditje për t’u harruar, me topin që shkon mbi traversë. Prapëseprapë Roma rrezikoi shumë, teksa Empoli kishte disa mundësi të tjera për të shënuar, por lojtarët e Andreazzoli-t nuk tregohen gjakftohtë përpara portës së Olsen.

Siç thotë rregulli i pashkruar në futboll, nëse nuk shënon, do të pësosh. Në minutën e 86’ ishte bomberi boshnjak ai që dyfishoi rezultatin duke vulosur fitoren e katërt në kampionat që ngjit Ujqërit në vend të tretë të renditjes së Serie A.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN