MENU
klinika

Përfaqëson Kosovën...

Rona Nishliu rikthehet në Eurovision?!

08.10.2018 - 10:15

Rona Nishliu është një nga përfaqësueset më të suksesshme të Shqipërisë në Eurovision, në vitin 2012, me këngën “Suus”. Madje në një renditje të përgjithshme ndër vite, kënga e saj është renditur në vendin e 24 në 250 këngët më të dëgjuara.

Këngëtarja ishte përfaqësuesja e parë e ftuar në kongresin e përvitshëm të organizatës së fansave të Eurosong në Spanjë. Në sesionin e pyetje-përgjigjeve, fansat spanjollë pyetën nëse Rona do të merrte pjesë përsëri në Festivalin Europian të këngës, Eurovision, por këtë herë si përfaqësuese e Kosovës.

Rona shpjegoi se punon në Radio Televizionin e Kosovës dhe është pjesë e grupit që po bën përpjekje t’i mundësojë pjesëmarrjen vendit të saj në këtë festë të përvitshme të këngës europiane.

Ajo u shpreh se mund të rikthehet në Eurovision për ta përfaqësuar vendin e saj, nëse kjo do ishte e rëndësishme për Kosovën.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain