MENU
klinika

Për akuzën për përdhunim

Ronaldo e merr me qetësi: Jam i pafajshëm!

09.10.2018 - 11:57

Mediet botërore kanë ditë që flasin për të, më saktë për akuzën e përdhunimit të një vajze një dekadë më parë, por Cristiano Ronaldo përgjigjet me qetësi: “E di që jam i pafajshëm, ndaj jam shumë i qetë”.

Portugezi ndodhet me pushime, sipas lejes që u ka dhënë klubi lojtarëve, në sajë të ndërprerjes së kampionatit, si pasojë e impenjimeve të kombëtareve. Avokatët e portugezit (ato që kanë mbrojtur edhe Mike Tyson, apo aktorin Leonardo di Caprio), janë duke punuar për të hedhur poshtë akuzat për dhunë seksuale, pra përdhunim.

Avokatët e Kathryn Mayorga, vajza që akuzon CR7 për dhunë seksuale në vitin 2009, pas një takimi në një klub nate, premtojnë se brenda këtyre ditëve do të furnizojnë dokumente të tjera te policia e Las Vegasit, që po heton mbi këtë çështje.

Ronaldo
Ronaldo

Ndërkohë, “The Sun” pasuron këtë çështje me një tjetër emër. Ruby Rubacuori, që ka marrë 4 mijë dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me Ronaldon, kur ishte 17 vjeç. Gjithsesi, tabloid anglez nuk sqaron nëse bëhet fjalë për një nga gratë që akuzojnë Ronaldon.

Kujtojmë që Ruby është edhe vajza e cila u bë e famshme pasi ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, në kohën kur udhëhiqte vendin, e kishte paguar për të qenë escortë, pra shoqëruese, në festat private që organizoheshin në vilën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN