MENU
klinika

Lamtumirë Portugalisë?

Ronaldo refuzon përsëri ekipin kombëtar

04.10.2018 - 14:34

Dy futbollistët më të mirë të planetit duket se po e mbyllin me ekipet kombëtare. Pas Lionel Messit, që nuk dihet nëse do të rikthehet, edhe Cristiano Ronaldo ka kërkuar që të mos thirret nga Portugalia edhe për ndeshjet e radhës, sikurse bëri për angazhimet ndërkombëtare të shtatorit.

Në veçanti, Cristiano Ronaldo ka folur në telefon me trajnerin Santos dhe presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes, duke marrë prej tyre miratimin për të mos qenë në sfidat e tetorit dhe nëntorit.

Pra, Ronaldo nuk do të thirret nga Santos për ndeshjet kundër Polonisë dhe Skocisë, por ai do të humbasë, gjithashtu, duelin e kthimit me Italinë, të planifikuar për më 17 nëntor, në Milano, dhe sfidën tjetër kundër Polonisë.

Ronaldo georgina, juventus stadium

Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo, i cili tashmë e kishte kursyer veten në ndeshjet ndërkombëtare të shtatorit, nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirë ekipit të tij kombëtar, por do të kthehet aty vetëm në vitin 2019.

LISTA E PORTUGALISË

Portierë: Beto, Cláudio Ramos dhe Rui Patrício.

Mbrojtës: Cédric Soares, João Cancelo, Luís Neto, Pedro Mendes, Pepe, Ruben Dias, Kevin Rodrigues dhe Mário Rui.

Mesfushorë: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Gedson Fernandes, Pizzi, Renato Sanches, Rúben Neves, Sérgio Oliveira dhe William Carvalho;

Sulmues: Bernardo Silva, Bruma, Gonçalo Guedes, Hélder Costa, André Silva dhe Éder.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN