MENU
klinika

Portugezi nuk ndalet

Ronaldo rrëzon nga “froni” Selena Gomez

30.10.2018 - 18:39

Pas gati dy vitesh që këngëtarja dhe aktorja shumë e dashur Selena Gomez, ka qëndruar në ‘fron’ të “Instagram”-it, vetëm sot këtë vend ia ka zënë Cristiano Ronaldo.

Futbollisti portugez është aktualisht personi më i ndjekur i “Instagram”-it. Selena ka 144 milionë ndjekës, ndërsa Cristiano diçka më shumë. Ngelet për t’u parë nëse Ronaldo do vazhdoj të ketë më shumë ndjekës apo Selena do arrijë të rimarrë fronin.

Me problemet shëndetësore që ka pasur së fundi, 25-vjeçarja Gomez është larguar nga rrjetet sociale dhe nuk është më aktive. Ky fakt mund të ketë ndikuar që të mos ketë më ndjekës të rinj e duke i lënë vendin Cristianos për të kryesuar.

Ndërkohë, kohët e fundit, Ronaldo është kthyer në epiqendrën e mediave rozë për shkak të akuzave për përdhunim nga një 32-vjeçare në SHBA, ndoshta edhe pse për keq, kjo ngjarje ka ndikuar në rritjen e famës së portugezit.