Menu

Jeta personale e para

Rotacion në jetën e Ronaldos, mbetet epiqendra, por futbolli…

10.10.2018

Te Juventusi u transferua pas një sezoni spektakolar me Realin e deri diku edhe me Portugalinë. Të gjithë prisnin që portugezi të vazhdonte me të njëjtën rendiment, por nuk ka ndodhur kështu.

Vetëm pak kohë pas kalimit në Torino, duket se futbolli ka kaluar në planin e dytë, por ai sërish mbetet në qendër të vëmendjes, ndoshta edhe më shumë se më parë.

Por këtë herë, ajo që ngjall më shumë interes për portugezin nuk janë golat me Juventusin, por jeta e tij personale dhe aq më tepër e shkuara e tij, e cila po i kthehet kundër.

Juventus’ Portuguese forward Cristiano Ronaldo reacts during the Italian Serie A football match Juventus vs Napoli on September 29, 2018 at the Juventus stadium in Turin. / AFP PHOTO / Marco BERTORELLO

Portugezi është përfshirë nga një lum akuzash për përdhunim, madje mediat shkuan deri aty sa i përmendën edhe babain e të dashurës së tij, i cili ishte një trafikant i dënuar për drogë. Në këtë vorbull akuzash e thashethemesh, doli edhe ish- e dashura e tij, Irina Shayk, e cila zbuloi edhe arsyet e ndarjes nga portugezi, duke ia faturuar të gjitha atij arsyet e ndarjes. Ndërkohë, Ronaldo ka “braktisur” edhe kombëtaren e Portugalisë në Ligën e Kombeve.

Në këtë situatë, mediat vazhdojnë sërish të publikojnë detaje nga e shkuara. Kathyrn Mayorga e akuzoi yllin e Juventusit se e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. Mirëpo orët e fundit është publikuar një video ku futbollisti shihet duke shijuar një masazh dhe një koktejl buzë një pishine.


Videoja është bërë në të hotelin Palms Place me 13 qershor 2009 në Las Vegas, datë dhe vend për të cilin flet edhe denoncimi i Mayorgas. Sipas “The Sun”, pamjet janë xhiruar në të njëjtën ditë që Kathryn Mayorga deklaron se futbollisti e ka përdhunuar në orët e para të mëngjesit.