MENU
klinika

HELENA KADARE

Rrëfim për letërsinë në Prishtinë

01.10.2018 - 13:36

Helena Kadare të kujton shprehjen klishe por që në fakt në rastin në fjalë është realitet i prekshëm se “pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e madhe”. Ishte ndër të parat që denjoi të shkruante një roman mes botës së burrave që nuk lejonte ekzibicione të këtij lloj nga gratë.

Helena Kadare e hapi veten e saj ndaj publikut të gjerë edhe më tepër me romanin “Kohë e pamjaftueshme” tek tregonte për jetën me shkrimtarin më të madh të letërsisë shqipe. Kontraversiteti i Kadaresë, joshjet e tundimet për gratë e tjera si justifikim për gjenialitetin e tij, këmbëngulja e saj për të mbajtur në këmbë një martesë që ndoshta edhe sot mund të duke e pazakontë e rrisin imazhin e Helenës.

Për herë të parë Helena Kadare do të jetë në një rrëfim për letërsinë dhe jetën përkah shkrimtarit të madh Ismail Kadare për lexuesin e Kosovës. Më 7 tetor ora 20.00 shkrimtarja do të jetë përballë dy gazetareve Beti Njuma e Alda Bardhyli, në kafenenë Sonder, për një rrëfim të rrallë mbi udhëtimin e pazakontë të një gruaje në letërsi.

Në historinë e letërsisë shqipe Helena Kadare hyn tek femrat e para që botuan në një letërsi të dominuar nga burrat që në vitin 1970-të me romanin “Një lindje e vështirë”. Libri u prit mirë nga kritika. Më pas ajo rikthehet për lexuesin në fillim të viteve 90-të me romanin “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshortët” në vitin 2002. Me një stil të veccantë rrëfimet e Helenës janë përshkruar nga një ndjeshmëri I hollë. Ajo ka një kontribut të madh dhe në në fushën e përkthimeve ku ajo është përkthyese e disa autorëve të huaj, kryesisht e atyre francezë. Vitet e fundit ajo botoi librin autobiografik “Kohë e pamjaftueshme” ku tregon jetën e saj përkah shkrimtarit Ismail Kadare.

Udhëtimi i saj me “Letërsia dhe qyteti” drejt Prishtinës është një ngjarje për jetën kulturore, pasi sipas dy gazetareve nuk do të jetë thjesht një rrëfim por dhe një reflektim mbi mënyrën sesi kulturat sot ndërveprojnë me njëra tjetrën, dhe rolit të letërsisë sot në zhvillimet social-politike. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Helena do të ketë dhe një takim me studentët e Universitetit të Filozofisë .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN