MENU
klinika

Ndryshimi i klimës

Rritja e temperaturave, si do ta ndryshojë bujqësinë

08.10.2018 - 08:53

Ndryshimi klimës pritet të ketë një impakt në bujqësi, duke ndikuar edhe në ndryshimin e bimëve që kultivohen.

Referuar studimeve të kryera nga Banka Botërore, por edhe nga Agjencia Europiane e Mjedisit, si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, prodhimi bujqësor mund të rritet si rrjedhojë e zgjatjes së stinës së kultivimit. Temperaturat e rritura dhe zgjatja e stinës së kultivimit mund të lejojë edhe kultivimin e produkteve të reja bujqësore.

Megjithatë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit parashikohet edhe se prodhimi bujqësor do të jetë i variueshëm nga viti në vit, si rrjedhojë e ngjarjeve meteorologjike ekstreme dhe e faktorëve të tjerë si përhapja e parazitëve dhe e sëmundjeve të bimëve. Në disa rajone të tjera, si rrjedhojë e stresit të fortë të krijuar nga i nxehti dhe mungesa e ujit gjatë verës, disa produkte tipikisht verore do të mund të kultivohen edhe në dimër.

 

Gjithashtu, ndryshimet në reshjet vjetore ka mundësi të rrisin shpeshtësinë dhe madhësinë e përmbytjeve në vend, ku ngjarjet me shira pritet të jenë më të mëdha dhe më pak të shpeshta në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Studimi e ndan vendin në 4 zona agro-ekologjike, ku ndryshimet e parashikuara në rendimentin e të korrave do të ndryshojnë sipas zonave e kulturave.

Prodhimi i rrushit në të gjitha zonat pritet të pësojë rënie të fortë, por nga ana tjetër, prodhimi i grurit do të njohë rritje pasi do të kemi të bëjmë me stinë më të zgjatur kultivimi, temperatura më të zbutura në dimër e vjeshtë dhe reshje që mundësojnë një sasi më të madhe uji për vaditje.

Në listën e gjatë të rekomandimeve për këtë çështje, shumica e të cilave lidhen me rehabilitimin e rrjeteve vaditëse e kulluese, studimi i Bankës Botërore ka përfshirë edhe dy rekomandime të tjera: ndryshimi i varieteteve të kulturave dhe optimizimin e përdorimit të plehëruesve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agritekturë - termi gjithëpërfshirës

E ardhmja e bujqësisë?