MENU
klinika

‘Teatri’ në Kuvend/

Ruçi ndërpret seancën pas kërkesës së Ballës

25.10.2018 - 12:00

Me kërkesë të maxhorancës, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë për 10 minuta seancën e sotme plenare.

Në një kohë kur sot në rend të ditës është futur edhe dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim.

Kujtojmë se sot Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e rrëzoi sot dekretin e presidentit, ndërkohë që ky qëndrim pritet të miratohet edhe në Kuvend, vetëm me votat e PS-së, pasi opozita mungon.

Ruçi: Para se të kalojmë tek çështja tjetër e rendit të ditës, në mbështetje të nenit 3 të rregullores, kryetari i grupit të PS, Balla ka kërkuar që të futet në rend të ditës dekreti i presidentit për Teatrin. Ky dekret është pjesë e Kuvendit. Është komisioni përgjigjes që e ka përfunduar punën dhe ka paraqitur raporton përkatës.

Balla: Kërkoj 5 minuta pushim për mbledhje grupi parlamentar dhe më pas kalojmë në Kuvend.
Ruçi: 10 minuta pushim.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës