MENU
klinika

Flet ish-ambasadori britanik

Rusia po nis Luftën e Tretë Botërore?

07.10.2018 - 10:30

Ka një rrezik të vërtetë që Rusia po nxit një luftë globale, sipas ish-ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Rusi.

Kërcënimet e Vladimir Putinit ndaj Perëndimit shpejt mund të dalin jashtë kontrollit dhe të sjellin një luftë katastrofike botërore, sipas ish-ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Rusi.

Sir Tony Brenton, i cili shërbeu si ambasador nga viti 2004 deri në 2008, tha se kishte një “rrezik të vërtetë” për botënshkaktuar nga Rusia.

Duke folur për John Humphrys në programin e Radio 4, Sir Tony paralajmëroi se Rusia mund të mbyllë të gjithë sistemin energjetik të Britanisë.

Komentet vijnë pasi tensionet diplomatike mbi pretendimet evropiane për spiunazhin rus vazhdojnë të rriten.

Rusia është akuzuar se nuk po sillet në mënyrën e duhur pas akuzave që Kremlini u përpoq të hakonte qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe trupin ndërkombëtar që drejtoi hetimin e Salisbury Novichok.

Autoritetet holandeze thanë se ata parandaluan një sulm rus në Organizatën për ndalimin e armëve kimike (OPCW) në Hagë, me ndihmën e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar.

Moska ka hedhur poshtë akuzat duke i konsideruar si “një akt tjetër të propagandës si pjesë e një fushate anti-ruse”.

Sir Toni këmbënguli se spiunimi rus nuk ishte aspekti më shqetësues në lidhje me qasjen e Vladimir Putinit në Perëndim. Ai tha: “Pika që ka rëndësi dhe është vërtet e rrezikshme janë sulmet kibernetike ruse”.

“Ka një luftë të heshtur të këtij lloji që po ndodh momentalisht me rusët që po marrin një rol udhëheqës” – u shpreh më tej ish-ambasadori.

Një nga shqetësimet në rritje për kërcënimin rus e shprehu edhe oficeri më i lartë i Amerikës në Evropë, admirali James Foggo. Ai ngriti alarm për flotën më të re të nëndetëseve të Rusisë.

Ai iu tha gazetarëve në Pentagon: “Ne kemi parë krijimin e llojeve të reja të nëndetëseve dhe anijeve por kjo është një tjetër nivel. Lufta nën det që mund të nisë Rusia është ajo për të cilën duhet realisht të shqetësohemi”.

Admirali Foggo pohoi se raketat e lundrimit rus në nëndetëse ishin të afta për të shkatërruar çdo mjet, anije e forca të Evropës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa çështje ende të pambyllura

Çfarë e pengon marrëdhënien Francë-Rusi?