Sabija, lindur dhe rritur më 1967 në fshatin Livadhi pranë Strugës. Në Prishtinë ka kryer shkollën e mesme. Nga aty më pas është shtrënguar të lërë vendlindjen dhe të vendoset në Amerikë, në Nju Xhersi.
Dikur ajo ka qenë e apasionuar pas hendbollit. Dashuria tjetër ka qenë ajo ndaj leximit ku ishte e dhënë pas hartimeve, e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e profesorëve. Në fëmini ka dashur shumë të bëhet profesoreshë e kulturës fizike shprehet shqiptarja.com.
Lë pas ëndërrimet e para rinore, ruan përkushtimin ndaj leximin, për gjuhën angleze që e mëson me ngulm, për të hyrë në botën e madhe dhe të vështirë të artit letrar në Amerikë. Në Amerikë, aty ku çdo njeri pret fatin e vet, kontaktohet me emra shkrimtarështësh të panjohur, madje në gjini të veçantë dhe të pëlqyer aty që quhet horror. Nuk mjaftohet vetëm me kaq, por edhe provon të hedhë hapat e parë në këtë gjini të veçantë të letërsisë bashkëkohore.
Sidoqoftë, ajo ndihet plotësisht e sigurtë në prologu i krijimtarisë së saj me një novelë të shkruar në shqip. Ajo titullohet “Përse u dashurove me mua?”, botuar më 2003.
”Autorja,- shkruan poetesha Violeta Allmuça,-i vendos ngjarjet në një vend ku personazhet, edhe pse të vdekur, dalin të vështrojnë botën, pra janë të zhveshur nga pajetësia e tyre, duke u bërë pjesë e të gjallëve, që kaplojnë edhe pranë varreve…
Rrugëtimin e saj e nis drejt krijimtarisë letrare, në të njëjtën mënyrë sprove me një roman të titulluar “I live in Hell”, (“Unë jetoj në Ferr”), shkruar në anglisht. Dhe është një roman horror, i pari i këtij lloji në letërsinë mbarëshqiptare, ajo quhet edhe “Ghost Story”,(Histori shpirti), babai i së cilës është shkrimtari njohur anglez Horace Valpone, (1717-1977), me romanin “Kështjella e Otrantos”, të botuar në vitin 1764. (Për më shumë-veprat me temë horror, (nga anglishtja), ngërthejnë ngjarje që përshkohen nga frika, tmerri, ankthi, vdekja, etj., me elemente supernatyrore.
Sabije Dervishi Veseli hulumton gjithashtu marrëdhënien e errët midis ëndrrave dhe fatit të njerëzimit…Ëndrra që mund të mundojnë të rinjtë, ëndrra që mund të parashikojnë katastrofën, ëndrrat që do ta shkatërronin dashurinë. Udhëtim nëpër këtë “rrugë të rrezikshme”, pranë një vajzë të mbushur me shpresë për jetë dhe dashuri, megjithatë, të përhumbur nga ëndrrat e neveritshme të dhunës dhe vdekjes.
Libri i fundit i saj është “Interpretimi i ëndrrave”. Në këtë libër Sabije Dervishi Veseli zbulon misterin e interpretimit e llojeve të ëndrrave. Në këtë libër, lexuesi mund të zbulojë interpretimin e ëndrrat tona në lidhje me realitetet, si t’i përdorim ato për të paracaktuar misteret, dhe sa të vërtetë janë ëndrrat e rëndësishme.
Autorja shprehet se “Mora guximim t’i dërgoj dorshkrimet e mia në New Age Publishing, shtëpi botuese në Kaliforni. Kisha edhe drojtje, por edhe besim, sepse lexuesi amerikan është i prirë të lexojë vepra letrare të llojit që kam kultivuar në to. Dhe merret me mend gëzimi im, kur, pa humbur shumë kohë, nga kjo shtëpi botuese më erdhi një mesazh, ku shpjegohej se Misterious Secret ishte pëlqyer dhe do të botohej, dhe se pritej prej meje që të vazhdoja bashkëpunimin me romane të tilla.
Raimonda Moisiu, “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë”. shkrimtare e njohur dhe kryetare e kësaj shoqate, midis të të tjerash vë në dukje:
“Sabije Dervishi Veseli është zëri krijues intelektual femëror, që i përket letërsisë postkomuniste të Diasporës dhe e njohur tashmë edhe si autore bilinguale, shqip-anglisht, mjeshtre e rrëfimit në gjininë e thrillerit.’’
Rrugëtimi i saj ka filluar, Sabije Dervishi në mendimin dhe veprën e saj vazhdon krijimtarinë e saj në letërsinë tonë bashkëkohore.