Matteo Salvini, ministri i brendshëm italian, është duke u inkurajuar nga politikanët e tjerë nacionalistë për të kandiduar për postin e Presidentit të Komisionit Evropian, të cilin momentalisht e kryeson Jean-Claude Juncker.
“Është e vërtetë, që miq të vendeve të ndryshme evropiane më kanë pyetur dhe ma kanë sugjeruar këtë,” tha Salvini kur u pyetën gjatë një interviste në të përditshmen La Repubblica. “Është mirë që ata të më shohin si pikë referimi për mbrojtjen e popullit, madje edhe jashtë Italisë”.
Salvini, kreu 45-vjeçar i parties Liga të krahut të djathtë, ka patur shumë ndikikim në arenën politike evropiane, sidomos pas koalicionit me lëvizjen Pesë Yje, që i mundësoi të vinin në pushtet. Dy forcat kundërshtare u bashkuan në një platformë euroskepticizmi dhe nacionalizmi italian.
Ndoshta Salvini ka shanse për të fituar presidencën. Presidenti i Komisionit Evropian zgjidhet nga Këshilli Europian, bazuar në rezultatet e zgjedhjes së deputetëve. Kjo zakonisht bazohej në konsensus, por tani ekziston një sistem joformal i quajtur “Spitzenkandidat”, në të cilin kandidatët për presidencën emërohen nga grupet e deputetëve.
Presidenti në detyrë, Juncker, ishte personi i parë i zgjedhur për punën sipas procedurave Spitzenkandidat pas zgjedhjeve parlamentare të majit 2014. Sistemi i ri lejon mjete të tilla fushatash si kandidatët që ofrojnë programe politike dhe debatet publike për të ndikuar votuesit.
Salvini është një kritik i rregullt i Komisionit Evropian dhe Junker. Lufta e tyre më e fundit ishte për shkak të kritikës së Junker për deficitin e propozuar të buxhetit të Italisë, i cili arrin në 2.4 për qind të PBB-së së vendit. Komisioni pritet të zbatojë rregulla strikte nëse Italia nuk e ndryshon atë, por Salvini u zotua se nuk do të ndryshojë.
Në intervistë, Salvini tha se zgjedhjet e Parlamentit Evropian për vitin e ardhshëm do të sjellin një ndryshim shumë të madh në BE dhe se kërcënimet e Junker kanë shumë pak peshë. “Këta njerëz flasin sepse e dinë që brenda gjashtë muajve do të shkojnë në shtëpi kur një erë ndryshimi do të fryjë edhe mbi Evropën”, tha ai.