MENU
klinika

Detajet

Sekuestrohet karburanti, pronë e Habilajve

03.10.2018 - 11:25

Sekuestrohet një karburant në pronësi të familjes Habilaj, ku pjesëtarë të saj janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Policia e Vlorës ka bërë bllokimin e karburantit të Habilajve, në pronësi të Artan Habilajt, që ndodhet në afërsi të spitalit të qytetit.

Sekuestrimi i karburantit H.Oil është bërë nga Antikrimi Ekonomik me urdhër të Prokurorisë se Krimeve te Rënda, ndërsa ky vendim u mor me arsyetimin se ky biznes nuk justifikon të ardhurat. Ndërkohë Prokuroria pohoi se mbyllja e biznesit do të jetë deri në një afat të papërcaktuar.

 

Më 21 shtator të këtij viti, Prokuroria sekuestroi 31 pasuri të famijes Habilaj, mes tyre janë 8 apartamente, pasi dyshohet se janë krijuar me veprimtari kriminale.

Kujtojmë se në përgjimet e autoriteteve italiane, vëllezërit Habilaj të cilët janë kushërinj të largët të Saimir Tahirit përmendin edhe emrin e ish-ministrit, çështje për të cilën ai po hetohet.