Deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se nuk ka kompromis për faljen e personave që gjykohen për ngjarjet e 27 prillit.
Sela tha nëse do të ketë amnisti, atëherë do të amnistohen të gjitha rastet që kanë ndodhur gjatë regjimit të VMRO-DPMNE-së, të gjitha rastet e montuara duke përfshirë këtu edhe rastin e Kumanovës.
“Amnistia nuk mund të përfshij vetëm ngjarjet e 27 prillit, por të gjitha ngjarjet që nga viti 2008 deri në vitin 2018”, deklaroi Ziadin Sela.
Sela tha se për BDI-në nuk kanë qenë të ashpra etiketimet ndaj shqiptarëve si islamistë radikalë por kur bëhet fjalë për deputetët e VMRO-DPMNE-së që gjykohen për ngjarjet e 27 prillit ata thonë se këto akuza janë të tepruara. /Konica.al/