Sh.B.Tirana për femra në basketboll ka siguruar sot fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mundur 86-57 Studentin në derbin kryeqytetas. Sukses që ka ngjitur bardheblutë e trajneres Mirza Alibegaj në krye të renditjes, ndërkohë që kjo javë do të kompletohet nesër me dy takimet e radhës.
Ndeshja e luajtur sot pasdite në “Asllan Rusi” ishte një formalitet për Sh.B.Tiranën, që pati një epërsi të dukshme gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur gradualisht nga perioda në periodë.
Studenti nuk arriti për asnjë moment të rivalizojë, duke humbur shpejt terren dhe ishte gjithnjë në ndjekje, pa arritur për asnjë moment të dalë në epërsi.
Për Studentin kjo është humbja e katërt në Kategorinë e Parë, duke qenë në vendin e parafundit në renditje, ende pa asnjë fitore dhe rrezikon shumë rënien nga Grupi A.
Ndërsa në Grupin B, një fitore të rëndësishme jashtë fushe arriti Apolonia, që mundi 87-60 Partizanin në kryeqytet, duke marrë frenat e renditjes me 6 pikë të plota pas tri javëve të para. Fieraket nuk kanë ende asnjë humbje dhe janë pretendentet kryesore për një vend mes më të mirave sezonin tjeër.
Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A, java e 4-t (26 tetor)
Studenti – Sh.B. Tirana, 57-86
E shtunë, 27 tetor
Vllaznia – Flamurtari, ora 12:00 (Shkodër)
Sh.K.B. Tirana – Elbasani, ora 16:00 (Asllan Rusi)
Renditja: Sh.B. Tirana 7 pikë (3/1), Sh.K.B. Tirana 6 pikë (3/0), Flamurtari 5 pikë (2/1), Vllaznia 5 pikë (2/1), Studenti 4 pikë (4/0), Elbasani 3 pikë (0/3).
Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi B, java e 3-të (26 tetor)
Partizani – Apolonia, 60-87
E shtunë, 27 tetor
Skënderbeu – Kamza Basket, ora 12:00 (Korçë)
Renditja: Apolonia 6 pikë (3/0), Partizani 4 pikë (1/2), Skënderbeu 3 pikë (1/1), Kamza Basket 2 pikë (0/2).