MENU
klinika

Diplomacia shqiptare

Shaban Murati vjen me “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”

19.10.2018 - 13:44

Ish ambasadori i Maqedonisë, publicist dhe diplomat, profesor dhe Mjeshtri i madh në diplomaci boton librin e tij të fundit “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”. Ky libër sjell analizën diplomatike dhe problematikat e nxehta që ka shteti i Kosovës në këto 10 vitet e fundit.  Libri i autorit vjen si kontribut me Fondacionin ‘’Alsar’’ në Tiranë me autorin Shaban Murati.

Ai njihet si një personalitet aktiv në rrafshin diplomatik për çështjen shqiptare. Njihet gjithashtu për analiza në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare, analizave, disa librave për çështjen e Kosovës dhe të Ballkanit. Ndër këto mund të përmendim:

Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë – viti 2004

Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës : (fletë nga ditari i një ambasadori) – viti 2007

Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës : një testament diplomatik – viti 2009

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan – viti 2009

Hije në diplomacinë shqiptare – viti 2012

Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit – viti  2013

Rusia ballkanike – vitti 2014

Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare – viti 2016

Në këtë libër trajtohen për herë të parë çështje të së drejtës ndërkombëtare. Autori është ekspert i kësaj fushe e sidomos në lëmin e të drejtave për shqiptarët. Në këtë drejtim, në këtë libër ai hedh mendime psh., në problematika si, e drejta e Kosovës për reparacione, e drejta e Kosovës për pjesën e trashëgimisë së ish Federatës Jugosllave, e drejta e paditjes së Serbisë në Hagë për genocid, çështja e kufijve, e Luginës së Preshevës, e Sanxhakut, etj.

Gjithashtu situata e bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe implikimet e tij gjatë viteve deri në 2018, kur doli në plan të parë çështja e një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve.

“Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i Shaban Muratit vjen fill pas botimit të librit. “Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”

Ky botim vjen nga ai si vazhdimësi e mendimeve të strukturuara të analizave në vite, si ekspert i njohur dhe i vlerësuar, po aq sa edhe i ndjekur në rrjetet sociale ku ai hedh herë pas here analiza mbi situatat e politikës së jashme shqiptare.