MENU
klinika

Premier League, java 9

Shaqiri jep asistin e fitores, Liverpool në krye

20.10.2018 - 20:23

Liverpool mbetet i pamposhtur në kampionat këtë sezon, teksa pas nëntë javës, regjistron 2 barazime dhe shtatë fitore, e fundit sot në transfertë 0-1 ndaj Huddersfield, duke kryesuar së bashku me Manchester City me 23 pikë dhe duke lënë pas Chelsea e Tottenham me nga 21 pikë.

Për suksesin e radhës ka menduar mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri, që ka dhënë pasimin e saktë për Mohamed Salah, që përballë portierit nuk ka gabuar, duke gjetur cepin e portës vendase.

Goli është shënuar në minutën e 24-t. Të kuqtë kanë pasur edhe 2-3 mundësi të mira në pjesë e parë, ndërsa vendasit kanë bërë më shumë në pjesën e dytë, por pa gjetur dot golin e barazimit. Trajneri Kloop e ka aktivizuar për 90 minuta Shaqirin.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN