MENU
klinika

Deklarata

Shefi i Apple: Krenar që jam gej, dhurata më e bukur nga Zoti

26.10.2018 - 09:25

Katër vjet më parë, Tim Cook u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual dhe ai thotë se është i lumtur për atë vendim.

“Jam shumë krenar për këtë,” tha CEO i Apple (AAPL) për Christiane Amanpour të mërkurën në një intervistë ekskluzive për programin e saj në CNN International dhe PBS.

“Të qenit gay është “dhurata më e madhe e Perëndisë për mua”, tha ai.

Cook doli hapur më 30 tetor 2014. Orientimi i tij seksual kishte qenë shumë i përfolur paraprakisht edhe pse ai nuk e kishte konfirmuar atë publikisht.

“Dola hapur në publik pasi fillova të merrja histori nga fëmijët që lexonin online se isha homoseksual,”-tha ai.

Miliarderi tha se i vinin email-e dhe letra nga fëmijë që thonin se ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual.

“Më duhet të bëja diçka për ta,”-sqaroi biznesmeni. “Doja ti demostroja fëmijëve gej se mund të jenë homoseksualë dhe të bëjnë punë të mëdha në jetë.”

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?