MENU
klinika

Nga Bardhyl Bejo

Sheshi shokë sheshi…!

20.10.2018 - 20:12

Ne fakt, moshes time nuk i shkon kerkund roli i “provokatorit”. Por kur mund te paralajmerosh diçka qe i sherben qytetareve, ky “rol” edhe mund te falet.

Edhe here tjeter kam sugjeruar mbi ndonje difekt funksional ne sheshin e Tiranes. Pas kesaj, besoj se nuk do ta permend me. Njerezit ndonjehere behen te bezdisshem qofte edhe duke mare vullnetarisht ndoje rol “ndihmuesi”.

Edhe me pare zoterinj te nderuar e kane permendur e trajtuar kete problem. Nuk prish pune se e permend edhe njehere. Sepse sot duke kaluar ne shesh me beri pershtypje qe cilesija e shtresave ka ndryshuar per keq ne menyre te ndjeshme e masive. Profesionisteve ju bie ne sy menjehere ky ndryshim.

Kujdes! Ne se nuk vihet dore qysh tani (biles e quaj vone), sheshi me siguri qe do dekompozohet ne menyre vulgare. Nuk dua te kritikoj apo permend punen e supervizjonit ne fazen e ndertimit. Ajo pune tashme ka mbaruar, “i ka vdek nona”. Por mirmbajtja e tij duhet te jete ne nivelin maksimal. Çfare? Ne se nuk eshte e mundur tani nderimi i nje pjese te tyre (te demtuara keqas), riparimi i tyre eshte i domosdoshem.

Thjesht nuk duhet lejuar qe ujrat, sidomos ne periudhen e te ftohtit te dimrit, te depertojne neper plasat (çarjet) e krijuara. Ato, qysh tani duhen pastruar mire, gerryer paster e stukuar me mbushes. Besoj se mbushesi (stuko) perzier me lengje me baze izoretani (raport solucion/uje1:3) mund te jete efektiv.

Sidoqofte mbushesi duhet te kete aftesi ngjitese si dhe plastifikuese. Kejo mbushje duhet realiuar kudo ku ka plasaritje, ne pllaka e ne shtresa. Natyrisht me kujdes, me estetike, duke mare parasysh edhe ngjyrat sipas perkatesise.

Kujdes, ai shesh kerkon nje mirembajtje te jashtezakoneshme! Qysh sot, biles qysh “dje”. Ne se nuk kushtohet nje kujdes i tille (ne çdo lloj forme qe gjykohet e drejte), ky dimer e fut ate ne nje levizje e shkeputje qe e demton ne menyre te parikthyeshme.


Kthehet si puna a atyre trotuareve qe ju levizin krejt pllakat, apo si puna e bulevardit katastrofik nga qendra te Materniteti (blv. Zogu i I-re), te cilave ju demtohet per me keq edhe fondacioni. Me tej na rrofte sheshi, bashke me krejt hapesiren e tij, e bashke me ato dekoratat. Nuk eshte cudi qe ai te kthehet nga nje shesh europian ne nje turp e per faqe te zeze.

Kaq kisha! Ne fakt kete e lexojne vetem disa miq te respektuar, te cilet ne se nuk kane kundershtim, e aprovojne kete sugjerim e ketu mbyllet “telefoni”. Po ja, çmund te bejme tjeter? Te mbajme rradhen neper sportelet e Bashkise? S’ja kemi as ngene e as moshen.

Por, une si nxites i kesaj “Babaleje 3”, do ti lutem dikujt qe shkon ne xhami qe te me “mallkoje” : “I ngecte ndonje kocke pule ne fyt ketij xhajes, ne se ne shesh vitin qe vjen pllakat e mermerit kthehen ne zhavorr”.