MENU
klinika

Deklarata e Ballës

‘Shfaqe e turpshme në Bruksel, opozita t’i japë fund bojkotit’

17.10.2018 - 13:38

Duke e cilësuar të turpshme atë çfarë ndodhi mes tij dhe Pollos në takimin në Bruksel, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se problemet mes opozitës dhe mazhorancës duhet të diskutohen këtu.

‘Rekomandimet përfundimtare të takimit flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës. Opozita duhet të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takon. I kemi besuar dy komisione kryesore që kanë lidhje me procesin. Opozita ende nuk dihet ku është dhe ajo shfaqe e turpshme në PE le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndryshme i gjithë politikës shqiptare në Bruksel’, tha Balla.

taulant-balla-keqardhje per pd-konica.al
taulant-balla-keqardhje per pd-konica.al

Flekenstein solli në vëmendje që nuk ka pasur dhe nuk një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit në BE që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e parlamentit europian për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi, duhet ti diskutojmë këtu.

30 sekonda të një fjale të parapërgatitur nga Lulzim Basha dhe të lexuar nga kryetari i komisonit të integrimit nuk e prish aspak arsyen e takimit dhe produktin final të tij.Si një prej përfaqësuesve më të vjetër të Shqipërisë në PE, dua të them se kurrë më parë Shqipëria nuk ka më shumë miq sesa sot në PE dhe kurrë më parë nuk kemi arritur të marrim një deklaratë që fillon në fjalinë e vet të parë që Komiteti parlamentar i stabilizim asociimit Shqipëri-BE kërkon hapjen e negociatave në qershor 2019″, tha ai më tej.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD