MENU
klinika

Detajet

Shitblerja e notës/ Pranga 3 sekserëve në Elbasan

17.10.2018 - 11:00

Arrestohen nga policia tre persona të cilët ndërhynin te Pedagogët e Universitetit në Elbasan. Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit policor “Sezoni“. 

Të arrestuarit, ushtronin ndikim te pedagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, për të marrë notë kaluese në provime, në shkëmbim të vlerës monetare.

Pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:

Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

“Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te pedagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare,” informoi policia e Elbasanit.

Ata akuzohen për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.