MENU
klinika

Shitja e “Telekom Albania”

Rama: Bizneset serbe jo të mirëpritura në sektor strategjik

09.10.2018 - 12:38

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të medias lidhur me refuzimin e qeverisë për blerjen e “Telekom Albanian” nga Telekomi i Serbisë.

Rama tha se qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë “Deutsche Telekom”, por ky është një sektor strategjik dhe qeveria pyetet, i kërkohet një mendim.

“Dhe qëndrimi ynë është: bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca e jonë”. – shpreh Rama.

rama konica.al

Pak ditë më parë “Telekom Serbia” kërkoi autorizimin e qeverisë shqiptare për të blerë “Telekom Albanian”.

“Së pari qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si deutsche telekom e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm  në Shqipëri me kompaninë që do të zgjedhë të shesë biznesin, por ky është një sektor strategjik dhe natyrisht qeveria shqiptare pyetet dhe kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar.

Dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë. Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.”, tha Rama.