MENU
klinika

Detajet

Shkarkohet Avokatja e Shtetit, ja kush e zëvendëson

31.10.2018 - 10:30

Alma Hicka është shkarkuar sot nga detyra e Avokates së Shtetit.

Mësohet se Artur Metani do të jetë avokati i ri i Shtetit.

Propozimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërkohë që emërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, Artur Metani, mbante më parë postin e Drejtorit të Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit.

Mësohet se ditën e sotme ai është paraqitur në Komisionin e Ligjeve, ku kolegët e kanë uruar për postin e ri, edhe pse ende nuk ishte bërë publik lajmi për shkarkimin dhe emërimin e ri.

Më herët emri i avokates është përmendur edhe për çështjen e konfliktit të interesit pasi i shoqi ishte avokat i CEZ

2017/ “I shoqi i Avokates së Shtetit Alma Hicka, e cila ka nënshkruar marrëveshjen me CEZ ku i fallen 600 milionë euro, ka përfaqësuar CEZ si avokat në disa gjyqe të zhvilluara në Tiranë, duke shënuar skandalin më të ri zbuluar lidhur me marrëveshjen që bëri qeveria socilaiste me kompaninë ceke.

Fakti doli në dritë nga komsioni hetimor i drejtuar nga Edmond Spaho pasi Hicka ishte shprehur se nuk njihte klientët e të shoqit.

Pas perpjekjeve ne seancen e kaluar per te mos u pergjigjur para komisionit hetimor me pretekstin se do mbronte sekretin professional ne lidhje me ‘klientin e Saj’ qe ne rast eshte SHTETI shqiptar, Hicka ka fshehur nje te vertete te madhe. Ajo ka nenshkruar nje marreveshje me klientet e bashkeshortit te saj Ev. Envi Hicka, i cili rezulton te kete perfaqesuar CEZ shperndarje ku aksioner kryesor ishte CEZ me 76% ne ceshtjet me tatimet dhe jo vetem por edhe ne projektin qe kishte ndermarre kompania per lidhjen e kontratave, te gjetura me pas nga ERE si abuzive, me kompani te tjera per mbledhjen e borxhit, sikurse rasti DIA.

Në seancën e datës 6 Shkurt Hicka ka deklaruar se nuk kishte dijeni që bashkëshorti të kishte përfaqësuar kompaninë Cez as apo Cez shperndarje, dhe nuk ka pranuar që në mëomentin e emërimit të saj të ishte në konflikt interesi sa I takon kësaj cështje.

Ajo ka thënë se nuk ka dijeni se cilët janë klientët e bashkëshortit.

Në seancën e datës 8 Shkurt ajo ka mbajtur të njëjtin qëndrim, gjë e cila i është rikujtuar nga deputetja Tabaku se ishte para një dëshmie të rreme.

I shoqi i avokates, Envi Hicka, i angazhuar si avokat pranë studios së njohur ligjore Haxhia&Hajdari ka mbrojtur më se njëherë interesat e kompanisë CEZ shpërndatje në gjykatën e Tiranës.

Envi Hicka, i shoqi i Avokates së Shtetit ishte avokat i kontraktuar nga CEZ shopërndarje në cështje që kjo kompani kishte ngritur kundër drejtorisë së tatimeve.

Bëhet fjalë për disa gjyqe që u zhvilluan gjatë vitit 2012 në Gjykatën e Tiranës.