MENU
klinika

Ngjarja në Shkodër

Gjendet një makinë me njolla gjaku, e shpuar nga plumbat

17.10.2018 - 12:30

Një makinë e cila është qëlluar me armë zjarri u gjet në Shtoj të vjetër në Shkodër.

Brenda saj policët kanë gjetur dhe plumba. Nuk dihet nëse ka patur person të dëmtuar, por sipas policisë as në urgjencë dhe as në polici nuk është paraqitur ndonjë person apo dikush të këtë bërë denoncim.

Në faqen e Policisë së Shtetit thuhet se makina është gjetur me datë 14 dhe policia ka bërë disa shoqërime gjatë këtyre tre ditëve.

Targat e Furistradës janë të vjedhura dhe të mbivendosura dhe policia nuk ka gjetur akoma pronarin e saj.