MENU
klinika

Shkolla e drejtorëve

Rama: Sistemi u transformua, s’krahasohet me 5 vite më parë

04.10.2018 - 09:57

Ka çelur siparin sot përmes një ceremonia inauguruese shkolla e drejtorëve, një risi e sistemit arsimor në Shqipëri.

Në aktivitet e shkollës së drejtorëve, paraditen e sotme, Kryeministri Rama u shpreh se nuk mund të bëhet asnjë krahasim me 5 vite më parë në sistemin tonë arsimor.

Mësimdhënia është profesioni që krijon çdo profesion tjetër. Vendet nuk dallohen nga njeri-tjetri në shkallën e zhvillimit. E bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Izraeli nuk ka ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në rajon për burime. Mirëpo Izraeli ka sistemin me ekselent të vaditjes. Mirëpo Shqipëria ujin e pati për vite me radhë problemin më të madh. Dhe përgjigjja qëndron tek dija.

Baza e dijes është shkolla. Pavarësisht të gjitha atyre që mund të thuhen sot. Duan s’duan ata që nuk duan të shohin. Transformimi në sistemin tonë arsimor ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e funksionimit të këtij sistemi.

Pa diskutim që ka në çdo aspekt diçka për të ndryshuar ende. Ka boshllëqe, të meta dhe pasoja të së shkuarës që janë aktive por pa diskutim nuk ka të krahasuar sot shkolla me atë që ishte pesë vite me parë dhe këtu filloi nga sistemi i rekrutimit të mësuesve, një sistem tërësisht i korruptuar dhe i kalbur me pasoja dramatike në mësimdhënien që është transformuar në një sistem transparent.

Çka ka sjellë që mos të jetë i lidhur me politikën, të mos jetë një proces që zhvillohet në interes të partive, në funksion të kushërinjve apo nën diktatin e pushtetit por të jetë i bazuar tek dija”, tha Rama.

Ai theksoi se pesë vite më parë në sistemin tonë shkollor ishte një situatë dramatike me tekstet e shkollës.

Alterteksti kishte krijuar një mal librash shkollorë në funksion të një sistemi dhe klientelizmi të jashtëzakonshëm që falë angazhimit të Ministres së Arsimit filloi të pastrohet, fillimisht duke larguar 600 tekste me votë.

Nxënësit shqiptarë nuk janë më pengje të shtigjeve me libra të prodhuar nga korrupsioni por shkojnë në shkollë si vëllezërit dhe motrat e tyre në Europë”, deklaroi kryeministri.

Gjithashtu Rama deklaroi se me aplikimin e strategjisë së meritokracisë në Universitetet, nuk ka shanse që djali i deputetit të fitojë para një kandidati tjetër, i cili jeton në zonat malore.

Jam shumë krenar të them se nxënësit nuk janë peng i librave të bërë me korrupsion, por shkojnë në shkollë me librat me model nga Oksfordi, Kembrixhi. Ne siguruam libra cilësorë, të shtrenjta, të cilat do t’i përdorin këto libra. Partë në këtë rast nuk duhen për të ndërtuar mure, 6,2 milionë dollarë për këto programe mund ti kishte gjetur qeveria këto para, por nuk mund të gjente burimin e dijes. E kemi ndarë shkollën nga politika që nga mësuesit.

Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë të cilat nuk janë për këtë punë, por shkolla do të sigurojë metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare. Bota e ka bërë me kohë këtë praktikë. Tek dija e ka gjetur pasurinë më të madhe Izraeli . S’ka ujë, s’ka naftë, por i ka gjetur burimet në kokë, duke investuar në dijen. Programi që lidhet me provimet. Qendra e shërbimeve arsimore ka garantuar një korrupsion. Por, ka nevojë të madhe për shpejtësi, cilësi dhe garanci. Kemi garantuar sistem meritokracie në fakultetet. Djali i një deputeti nuk do ta kalojë një djali që jeton në mal, kjo nuk e parakalon me sistemin që kemi krijuar në universitet.E fundit që duam të them është se për ne mbetet fuqia e dijes, e fuqizimit të dijes, e zhvillimit të mëtejshëm, por edhe në administrimit të kapitalit njerëzor, i cili fuqizohet në shkolla tona, duke patur parasysh se sa pak për të bërë për t’u dhënë. njerëzve dhe drejtorëve edukimin e njerëzve në vazhdim, e cila është marrë si temë dhe u zhvilluan në 5 vitete e fundit”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN