MENU
klinika

Disa mënyra efikase!

Shmangni djersitjen e tepërt dhe të bezdisshme!

25.10.2018 - 10:51

Djersitja e tepërt shkaktohet nga ftohjet e herë pas hershme apo kur nuk mjekohet ashtu siç duhet.

Shkak tjetër janë edhe gjëndrat tiroide me mungesë apo me tepricë të jodit. Edhe shqetësimet nervore bëhen shkak i djersitjes së trupit.

Një gjë tjetër që të shkakton djersitjen e trupit është edhe rënia e rezistencës së tij apo humbja e kripërave minerale, ku gjithnjë çlirohen djersë të tepërta. Shumë njerëz djersiten dhe shkaqet janë të ndryshme si: gripi apo dhe shëndeti i tepërt pa pasur problem me sëmundjen.

Përveç djersitjes së trupit, njerëzit kanë edhe djersitje të këmbëve. Djersa është një lëng i kripur që rrjedh nga gjëndrat që quhen gjëndrat e djersës. Me anë të saj trupi çliron shumë lëndë të huaja të dëmshme. Djersa e tepërt është e mërzitshme.

Përveç erës së keqe, shpeshherë shkakton edhe mahisje nëpër gishtërinj.

Mënyrat e trajtimit:

Sherebela është një bimë e përsosur dhe unike kundër djersitjes së tepërt te njeriu. Përdorimi i saj për një kohë të gjatë siguron një ndalim të menjëhershëm kundër djersitjes.

kolana e librave

Merrni 5-6 lugë gjelle me bimën e grimcuar dhe hidheni që në momentin e valimit, me 6 gota ujë dhe zijeni vetëm 5 minuta. Këtë çaj pijeni të ngrohtë para buke 2-3 gota në ditë, të ëmbëlsuar me mjaltë.

Shelgu ka dhënë rezultate të mira kundër djersitjes së trupit nga shkaqe ende të panjohura. Në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle me lëvore të grimcuar. E zieni për rreth 30 minuta. Më pas e hiqni dhe e lini të ftohet. Pini nga një gotë esëll në mëngjes dhe 1 gotë në darkë.

 

Hidhni një lugë kafeje me lule dhe gjethe Rozmarine në 1 gotë ujë. Pini 2 filxhana në ditë. Mund të merrni dhe 1 litër verë të bardhë dhe të hidhni 2 lugë gjelle rozmarinë të prerë dhe të grimcuar. Pihet 1-2 gota të vogla në ditë.

Merrni 2 duar gjethe Frashëri dhe i zieni me 4 litra ujë. Pasi i kulloni me lëngun e ngrohtë i bëni banjo këmbëve çdo mbrëmje. Pra djersa nuk shkaktohet vetëm në trup, por në shumicën e rasteve shfaqet te këmbët.

Merrni një grusht pluhur sharre nga të plepit dhe pasi ta keni tharë në diell ose në zjarr, i kripni këmbët me të gjatë ditës. Në mungesë të pluhurit të plepit mund t’i pluhrosni edhe me pluhur nga drurët e tjerë.

Kur merrni rrugë të gjata, më parë i fërkoni këmbët me raki të fortë rrushi dhe pastaj i lyeni ato me dhjamë lepuri apo keci të ngrohur në zjarr.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN