MENU
klinika

“Po përdhunoni muzikën!”

Kantautori: Vetëm burgu i jep zgjidhje këtyre monstrave

06.10.2018 - 16:41

Kantautori Saimir Çili ka reaguar me fjalë mjaft të ashpra ndaj personave që po bëjnë muzikën moderne shqiptare.

Në një status në profilin e tij të “Facebook”-ut ai i është referuar një version të ri të këngës “Ku ke ti moj Ajshe”, e cila u publikua një natë më parë nga këngëtarja në “Zonë e Lirë.

“Degjenerimi vazhdon”, shkruan kantautori, ndërsa më pas thotë se vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.

Në fund, ai ngre edhe një pyetje. “Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shfrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë?”

Postimi i plotë

“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë”, shkruan Çili.

Postimi i plotë:

Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.

A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.

Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare?

Se kam vetëm me këtë këngë, por me shumë e shumë e shumë të tjera.

Oooooo producent, çfarë kulture po i servirni brezit të ri…?

O Shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.

Dita e zisë për muzikën shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqipërinë tonë të dashur.

Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.

Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shfrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë”.

I keni dëgjuar këto për Parisin?

Ana e errët e ‘kryeqytetit të dashurisë’

Personazhet e famshëm që kanë marrë ftesë

Zbulohen emrat e parë të “Big Brother VIP”

“Mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra”

Xhensila Myrtezaj thumbon Bes Kallakun në urimin që i bën Ajkës