MENU
klinika

Liga e Kombeve

Shqipëria luan mirë, por e pëson në pjesën e parë

14.10.2018 - 21:34

Ligji i pashkruar i futbollit edhe njëherë tjetër është vërtetuar. Në momentin që Kombëtarja shqiptare krijoi rastin më të pastër për shënim në 45 minutat e para, ka pësuar gol në Izrael, direkt pas nisjes së aksionit nga portiere vendas.

Hemed ka ndëshkuar kuqezinjtë në minutën e tetë pasi ka marrë direkt topin nga portieri, me mbrojtjen tonë dhe Strakoshën të dorëzuar. Më pas djemtë tanë kanë pasur disa raste të tjera, por nuk kanë arritur të shënojnë.

Xhaka ka bërë mirë në krahun e majtë, Balaj ka provuar, Manaj gjithashtu, por portieri Harush ka qenë në lartësinë e duhur. Në fund të pjesës së parë dëmtohet Basha. Humbja do të ishte fatale, shpresat mbeten në pjesën e dytë…

IZRAEL – SHQIPËRI 1-0

Hemed 8’

Izraeli: Harush, Dasa, Naço, Kajal, Perez, Dabur, Hemed, Jeini, Tuatha, Ben Harush, Tibi. Trajner:  Andy Hercog.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Xhaka, Memushaj, Basha Lilaj 45’), Uzuni, Grezda, Balaj. Trajner: Christian Panucci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN