MENU
klinika

Emri

Shqipëria me një përfaqësues të ri në Gjykatën e Strazburgut

09.10.2018 - 19:46

Në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është votuar ditën e sotme nga Asambleja Parlamentare në Strasburg, për gjyqtarin e Shqipërisë, pas tre refuzimeve.

Ky lajm është bërëi ditur nga deputeti i PS-së Ervin Bushati.

Sipas njoftimit të Bushatit ishin tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, ku ndër to u përzgjodh Darian Pavli.

darian-pavli-konica.al
darian-pavli-konica.al

Bushati ka theksuar se procedurat e përzgjedhjes ishin transparente, ndërsa shton se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë’.

Njoftimi i plotë:

“GJYKATA E STRASBURGUT: NJË PËRFAQËSUES TË RI NGA SHQIPËRIA.

Asambleja Parlamentare ne Strasbourg votoi sot per gjyqtarin e Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

Shqiperia kishte paraqitur tre kandidate te cilet u perzgjodhen nga nje proces i brendshem i hapur dhe trasparent.
Asambleja vleresoi procesin dhe votoi per gjykatesin e ri te Shqiperise ne GJEDNJ.

I urojme suksese Z. Darian Pavli i cili do kontriboje gjate viteve te ardhshme ne punen e gjykates dhe ne permiresimin e te drejtave te njeriut ne Evrope.

Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë.”