MENU
klinika

26.5 euro taksa

Shqipëria takson rëndë fluturimet

11.10.2018 - 10:02

Shteti shqiptar aplikon taksat më të larta në rajon për taksimin e fluturimeve ajrore. Për një biletë vetëm vajtje, një qytetar që udhëton nga Tirana paguan 26.5 euro taksa,  nga 12 euro që paguan një udhëtar nga Korfuzi. Të dhënat krahasuese tregojnë se në Prishtinë taksa është 20.53 euro, në Shkup 17.5 euro, në Ohër 16.5 euro, në Korfuz 12 euro, në Dubrovnik 15 euro, ndërsa në Podgoricë 15 euro.

Taksat që paguajnë udhëtarët shqiptarë përfshijnë: taksën e aeroportit prej 12.5 euro; taksën e sigurisë 4 euro, ; taksën e kalimit të kufirit  10 euro, ku në rajon dhe Evropë jemi të vetmit që e aplikojmë. Këtyre i shtohet edhe kosto e lartë të karburantit që është rreth 25% më i shtrenjtë se në Evropë.

Barrës së rëndë të taksave i shtohen edhe kostot e larta të shërbimeve aeroportuale, që aplikohen nga kompania koncesionare TIA. Këta faktorë, të marrë së bashku, e bëjnë praktikisht të pamundur ofrimin e fluturimeve low cost nga aeroporti i Tiranës.

Për tetë muajt e parë të vitit, nga Aeroporti i Tiranës kanë udhëtuar afro dy milionë pasagjerë me një rritje prej 14% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Tregu i transportit ajror të udhëtarëve ka potenciale të mëdha rritjeje, por barra fiskale dhe kostot aeroportuale ngelen një faktor thelbësor frenues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN