MENU

Dua, Rita e Bebe

Shqiptaret do “pushtojnë” “American Music Awards”

09.10.2018 - 08:29

Në teatrin “Microsoft” në Los Angeles mbahet sot eventi madhështor i ndarjes së çmimeve, “American Music Awards 2018”.

Mes shumë artistëve, pjesëmarrëse do të jenë edhe tri këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat priten të “pushtojnë” eventin.

Dua Lipa është e nominuar në një kategori, atë për çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”, Bebe Rexha në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line, gjersa Rita Ora këtë vit mbetet e pa nominuar në asnjë kategori. Megjithatë, ajo nuk do t’i mungojë spektaklit, pasi do të prezantojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Të entuziazmuara këngëtaret shqiptare, ato ndanë me fansat përmes rrjeteve sociale emocionet para eventit, duke treguar se janë gati për paraqitjet e tyre.

Dua Lipa do të performojë në skenën e AMA, këngën e saj më të re “Electricity”, e ndërsa shpreson edhe ta fitojë çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”. Dua publikoi një video të shkurtër në Instagram, duke treguar se ka mbaruar me sukses provat për performancën e saj, e ndërsa pret me padurim spektaklin e së martës.

“Dita e fundit e provave para mbrëmjes së AMA-s, mos e humbisni performancën time! Ka ende kohë për të votuar për mua për çmimin ‘Artistja e re më e mirë e vitit’”, ka shkruar Dua në Instagram.

Ndërkohë, edhe Rita Ora vendosi që të publikojë në “InstaStory” një fotografi përmes së cilës paralajmëronte fansat, se do të kenë mundësinë ta shohin atë nesër si një nga prezantueset e një prej çmimeve në AMA. Njëlloj do të bëjë edhe Bebe Rexha, e cila është e ftuar si prezantuese dhe për të rrëmbyer me gjasë ndonjë çmim, teksa e vetmja shqiptare që do të perfomrojë mbetet Dua Lipa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN