MENU
klinika

Asnjë çmim

Shqiptaret largohen “duarbosh” nga AMAs

10.10.2018 - 11:13

Edhe pse nuk arritën të rrëmbenin asnjë çmim në mbrëmjen e madhe të “American Music Awards”, sërish 3 shqiptaret Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa arritën të tërheqin vëmendjen në këtë event madhështor të muzikës.

Fillimisht tre vajzat treguan stil dhe elegancë teksa kaluan në tapetin kuq të AMAs. Më pas, Rita dhe Bebe u shfaqën edhe si prezantuese.

Bebe Rexha ishte e nominuar në dy kategorinë, por nuk mundi të merrte asnjë çmim. Po ashtu edhe Dua Lipa.

Ajo ishe e nominuar në kategorinë ‘Artisja e re e vitit’, por nuk fitoi. Ndërsa Dua dha një performancë fantastike të këngëve të saj ‘One Kiss’ dhe ‘Electricity’.

E nëse do të kishte një çmim për prezantuesen më të mirë, atëherë atë me siguri do ta fitonte Rita Ora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN