MENU
klinika

112 mijë gjithsej

Shtohen bizneset pasive  

24.10.2018 - 10:16

Numri total i bizneseve që kalojnë në status pasiv ka ardhur në rritje vit pas viti. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, 7,058 biznese iu shtuan listës së kompanive me status pasiv, me një rritje prej gati 50% krahasuar me një vit më parë, kur numri i tyre që 4,732. 

Në fillim të vitit, referuar përditësimit të të dhënave të regjistrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri total i bizneseve pasive arriti në rreth 112 mijë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë dy viteve të fundit po aplikon procedurën për përditësimin e listës së këtyre subjekteve, kjo në sajë të funksionimit edhe të sistemit të ri informatik të tatimeve. Ky sistem tashmë po nxjerr automatikisht edhe strukturën e bizneseve që janë “borxhli” ndaj tatimeve, si dhe bizneset e tjera që janë në proces falimenti.

Duke krahasuar  qarqet e vendit në raport me numrin e ndërmarrjeve aktive, rezulton se, qarku me performancën më të mirë në këtë drejtim është Korça, ku ka 1 ndërmarrje pasive për 31 ndërmarrje aktive, çka do të thotë se, ndërmarrjet pasive zënë vetëm 3% të totalit të bizneseve të regjistruara në këtë qark.

Në anën tjetër të medaljes kemi Durrësin, ku ka një biznes në status pasiv për 5 subjekte aktive. Në përqindje, kjo do të thotë se, bizneset pasive zënë 16% të totalit të bizneseve në këtë qark. Në Tiranë ndërkohë, numërohet 1 biznes pasiv për çdo 6 biznese aktive. Në përqindje kjo përkthehet në 13.7% të totalit të bizneseve. Renditja e qarqeve në këtë drejtim, nga performanca më e keqe në performancën më të mirë është kështu: Durrësi, Gjirokastra, Tirana, Fieri, Berati, Vlora, Lezha, Shkodra, Elbasani, Dibra, Kukësi dhe Korça.

Prezenca e numrit të madh të subjekteve pasive në raport me totalin e ndërmarrjeve, ka disa arsye. Por kryesorja, çka shpjegon edhe përqindjen e lartë në qytete si Tirana apo Durrësi, duket se është mekanizmi ligjor i transferimit të ndërmarrjes, pra mbylljes së subjektit primar, për të hapur një të dytë, që ushtron ekzaktësisht të njëjtin aktivitet.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të funksionojë inspektimi online

Bizneset presin reformën e inspektimeve

Kryeson industria përpunuese

Bizneset rrisin shpenzimet për paga