MENU
klinika

Frymëmarrja e vështirë

Si të zvogëlojmë rrezikun nga bronkiti akut dhe kronik?

22.10.2018 - 12:20

Bronkit është një inflamacion i rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri. Tubat kryesorë që futin ajrin në mushkëri quhen bronke dhe në degëzimin i tyre janë tuba më të vegjël të quajtur bronkiole.

Kur këto tuba enjten, nga shkaqe të ndryshme infektive ose jo, shkaktohet ngushtim dhe bllokim i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që çon në simptoma të bronkitit.

Bronkiti mund të jetë akut kur zgjat më pak se gjashtë javë ose kronik, që përsëritet herë pas here për më shumë se dy vjet. Bronkiti akut është një formë e sëmundjes që fillon papritmas dhe kalon vetëm pas pak javësh.

Simptomat e bronkitit akut përfshijnë kollën e thatë dhe prodhimin e mukusit (gëlbazë). Zakonisht është shkaktuar nga një sëmundje virale (90%) ose bakteriale në traktin e sipërm respirator.

Bronkiti kronik është një çrregullim i vazhdueshëm ku ka inflamacion kronik, edeme dhe ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Përkufizohet si një kollë me prodhimin e mukusit (sputum) për të paktën një periudhë tre mujore, për dy vjet rresht.

Bronkiti kronik zakonisht është rezultat i dëmtimit të mushkërive nga çrregullimet kronike mjekësore ose pirja e duhanit. Pirja e duhanit është një ngacmues i madh në mushkëri dhe shkakton dëme në nivel qelizor.

Ky dëmtim i indeve të mushkërive, sidomos ciliet (qelizat në epitelin e mushkërive që ndihmojnë në pastrimin e mbeturinave dhe sekrecioneve), shkakton indin e mushkërive të jenë më të ndjeshëm ndaj bronkitit akut.

Duhanpirësit gjithashtu përfundimisht shkaktojnë dëme aq të mëdha në mushkëritë e tyre, sa që ata mund të kalojnë në bronkit kronik dhe në sëmundje kronike obstruktive pulmonare.

Ka shumë simptoma të bronkitit që shpesh mund të jenë të dhimbshme dhe të pakëndshme si: frymëmarrja e shkurtër, kollë, prodhim i gëlbazës, frymëmarrje si fishkëllimë, ethe dhe lodhje.

Mund të ndodhë që të shoqërohet me gëlbazë me gjak, dhimbje gjoksi, ethe e shoqëruar me temperaturë të lartë dhe sidomos kur zgjat mbi 2 javë.

Nëse simptomat e bronkitit nuk janë të rënda, mund të jeni në gjendje ta trajtoni atë në mënyrë efektive me mjetet popullore në shtëpi, si të pini më shumë lëngje, të lini duhanin, të merrni medikamente për uljen e etheve, të tilla, si: Paracetamoli, Ibuprofen, Naproxen, nëse jua ka këshilluar mjeku dhe gjithashtu qëndroni në qetësi në shtëpi.

Mjekimet e kollës janë rrallë të dobishme dhe në disa raste në fëmijët e vegjël mund të jenë të dëmshëm.
Antibiotikë janë të përshkruara rrallë sepse shumica e rasteve të bronkitit janë shkaktuar nga viruset, të cilat nuk i përgjigjen antibiotikëve.

Gjëja më e rëndësishme që një person mund të bëjë për të ulur rrezikun e marrjes së bronkitit është mos pirja e duhanit dhe shmangia e pirjes pasive të duhanit.

Mënyra të tjera për të zvogëluar rrezikun e bronkitit janë si më poshtë:

– Ushtrohu rregullisht;

– Hani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar;

– Lani duart shpesh;

– Zvogëlimi i ekspozimeve në punë ndaj irrituesve të mushkërive;

-Shmangni kontaktet me të tjerët që mund të kenë simptoma të infeksioneve të frymëmarrjes së sipërme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN